Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllait dhe kunatës
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin, i cili akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Muskurtit dhe kunatës së tij, Nora Muskurtit. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të përsëritura, veçanërisht për çështje pronësore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në gusht të vitit 2022 në Tiranë.